Juventusi hap “thesin”, do t’i paguajë 7 mln eurot për sulmuesin polak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 23:58

Juventusi hap “thesin”, do t’i paguajë 7 mln eurot për sulmuesin polak

Arkadiuzh Milik do të rikthehet në dispozicion të Juventusit për ndeshjen e fundjavës në kampionat, kundër Veronës. Sulmuesi polak pas më shumë se një muaji jashtë fushave, më në fund është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë pa dyshim një vlerë e shtuar për skemat dhe idetë e lojës së Masimiliano Alegrit.

milik

Por mbi të gjitha, nga klubi bardhezi vjen sinjali se Milik do të blihet përfundimisht nga Juvja, e cila do të ekzekutojë klauzolën e vlefshme deri më 30 prill, në mënyrë që pagesën e 7 milionë eurove (huazimi kushtoi vetëm 800 mijë euro), ta ndajë në tri këste të barabarta, për dy sezonet e ardhshme. Dhe sigurisht që 29- vjeçari do të jetë i lumtur për të qëndruar në Torino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"