Juventusi gëzon tifozët dhe Bufonin, legjenda bardhezi arrin shifrën e çmendur në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 19:14

Juventusi gëzon tifozët dhe Bufonin, legjenda bardhezi arrin shifrën e çmendur në karrierë

Fitorja e sotme ndaj Udinezes në kampionat ka një rëndësi të veçantë për veteranin Xhanluixhi Bufon. Ikona bardhezi dhe Italisë regjistroi sot paraqitjen e 700-ë në karrierë në nivel klubesh për kampionate.

a31207bac1050e17aa6fdfad00cc01f4

Në karrierën e tij 24-vjeçare Xhixhi ka arritur të luajë 168 ndeshje me Parmën, 17 me PSG-në dhe 515 me Juventusin.

Edhe pse nuk është më titullar i padiskutueshëm te Juventusi, Bufon mbetet një lider i padiskutueshëm në fushën e lojës. Ai renditet si lojtari i dytë në historinë e Juves me më shumë paraqitje. Përpara tij qëndron Alesandro Del Piero me 705 takime, ndërsa ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 numëron me “Zonjën e Vjetër” 663 takime në karrierë.

Thyerja e rekodit të Del Pieros duket shumë e vështirë, por të shohim se çfarë do të bëjë Bufon, për të cilin vitet kanë pak rëndësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"