Juventusi gati për dy goditje të tjera në merkato. Arrihet akordi me sulmuesin e Barçës, pritet edhe mesfushori argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 13:12

Juventusi gati për dy goditje të tjera në merkato. Arrihet akordi me sulmuesin e Barçës, pritet edhe mesfushori argjentinas

Pasi mbylli praktikisht transferimin e Filip Ko stiçit nga Frankfurti, Juventusi vazhdon me strategjinë e merkatos që synon forcimin e skuadrës së Masimiliano Alegrit. Siç dihet, drejtuesit bardhezi janë në kërkim të një sulmuesi të parë që të mund të luajë në krah apo të alternojë me Vlahoviçin.

depaji

Për momentin, emri i parë në listën e “Zonjës së Vjetër” është Memfis Depai. Sulmuesi holandez, pas zbarkimit së Levandovskit në Barcelonë, sheh hapësirat e tij të zvogëlohen.

Trajnerit Ksavi nuk i mjaftuan 13 golat në 38 prezencat e sezonit të kaluar dhe i ka lënë 28-vjeçarit në dorë mundësinë për të vendosur për karrierën e tij.

Në rast qëndrimi, ai do të duhet të luftojë për minuta, ndërkohë që përpara është Botërori dhe Depai nuk dëshiron kurrsesi të mbërrijë në turne pa formën e duhur.

Ndërkohë, Juvja thuhet se ka arritur të mbyllë marrëveshjen për sulmuesin, të cilit i ofroi një kontratë dyvjeçare. Në kulmin e pjekurisë së tij, holandezi mund t’i japë shumë Alegrit në aspektin e karakterit dhe përvojës.

AKORDI PËR RABION – Sa i përket mesfushës, megjithatë, Juventusi është në pritje të mbylljes së aktit të shitjes së Adrien Rabiosë te Mançester Junajtid.

Kur të zyrtarizohet largimi i francezit, klubi i Juventusit do të fokusohet te Leandro Paredes i PSG-së për ta zëvendësuar. Për momentin klubet janë duke diskutuar mbi bazën e 17 milionë eurove plus disa të tjera në formë bonusi.

LEANDRO PAREDES

Zonja Veronik, mamaja dhe menaxhere e francezit, duket se ka edhe një akord për rrogën e të birit, i cili në ditët e fundit thuhet se ka pasur një telefonatë me Ten Hagun, planet e të cilit kanë rezultuar vendimtare për ta larguar nga Torino bardhezi.

Mesfushori do të kishte dashur një ekip Champions-i, por ambiciet e “Djajve të Kuq” janë të tilla saqë e kanë bindur për të mos luajtur për një sezon në Kupën me veshë të gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"