Juventusi gati për bisedime, ylli i mbrojtjes ndodhet mes Spanjës dhe Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 14:27


Juventusi gati për bisedime, ylli i mbrojtjes ndodhet mes Spanjës dhe Anglisë

Juventus është gati që të fillojë bisedimet me klubet e interesuara për mbrojtësin holandez, Matijas De Ligt. 22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Alegri dhe tani duket se është gati me “valixhet në dorë”.

ALEGRI DE LIGT

Shitja e De Ligt do ta ndihmonte “zonjën” për të rregulluar bilancet, pas milionave të harxhuara për sulmuesin serb të Fiorentinës, Dushan Vlahoviç.

Barcelona ka qenë e interesuar prej kohësh për të afruar në Katalunja mbrojtësin, por dhe Çelsi ka hyrë në garë për shërbimet e holandezit dhe kjo gjë po e shqetëson teknikun Çavi.

PANORAMASPORT.AL