Juventusi fiton garën me Bajernin, pranë nënshkrimit me Ramsein

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 15:50

Juventusi fiton garën me Bajernin, pranë nënshkrimit me Ramsein

Transferimi i mesfushorit britanik Aron Ramsei te Juventusi duket një çështje e përfunduar, pasi mediet konfirmojnë se palët kanë arritur marrëveshjen. Madje e përditshmja britanike “The Sun” deklaroi se transferimi do të kryhet që në janar, pasi Ramsei ka pranuar një ofertë të mirë nga bardhezinjtë, të cilët do ta paguajnë lojtarin 10.4 milionë stërlina në sezon.

ramsei

Një shumë që ka hedhur poshtë konkurrencën e skuadrave të tjera rivale, veçanërisht atë të Bayern Mynih, që synonte Ramsey, por lojtari tashmë pritet të udhëtojë në Torino dhe të luajë me Ronaldon. Mesfushori 27-vjeçar luan në Premier Ligë me Arsenal, por kontradiktat e muajve të fundit kanë bërë që palët të shokjnë drejt përfundimit të kontratës, me lojtarin që dëshiron të debutojë në Serinë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"