Juventusi fiksohet me Pogbanë, “Zonja” ofron dy lojtarë për francezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 11:55

Juventusi fiksohet me Pogbanë, “Zonja” ofron dy lojtarë për francezin

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Pol Pogba, i cili vazhdon që të ketë një problem në njërin prej gishtave të këmbës, por nga Dubai, ku francezi po stërvitet, vijnë lajme optimiste se ndoshta mesfushori mund të jetë gati për Mançester Junajtid, për supersfidën e datës 20 tetor, në kampionat kundër Liverpulit.

pogba

Gjithsesi, më shumë sesa kjo, lajmet që qarkullojnë përreth futbollistit vazhdojnë që të kenë si kryefjalë dëshirën e tij për t’u larguar sa më shpejt nga “Djajtë e kuq” dhe si nga Anglia, por gjithashtu edhe nga Spanja, media nënvizon se Juventusi nuk ka hequr absolutisht dorë nga Pol Pogba, të cilin do ta tentojë që në merkaton e janarit.

Por në këtë rast, bisedimet nuk do të kenë më tepër temë ekonomike, sesa një shkëmbim lojtarësh. Ideja e kampionëve të Italisë është që t’i propozojnë Junajtid një shkëmbim 2 në 1: në Torino do të kërkohet që të kthehet për 6 muaj Pogbaja, ndërsa në Mançester do të shkojnë si sulmuesi Mario Manxukiç, ashtu edhe mesfushori Emre Xhan.

emre xhan

Dhe nëse ky eksperiment tekniko-taktik që propozon Juventusi do të mund të ketë një efekt pozitiv në të dyja klubet, ndoshta pas fundit të këtij sezoni, bisedimet mund të nisin që të bëhen edhe më serioze për të folur edhe për çështjen e parave: kartonët e Manxukiçit dhe Xhanit plus 80-90 milionë euro për blerjen definitive dhe rikthimin e Pol Pogbasë në ngjyrat bardhezi. Të paktën ky është plani i fundit që është ngritur në këmbë nga drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi, ndërsa në javët në vijim pritet një përgjigje nga ana e klubit të Mançester Junajtid.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"