Juventusi favorit, por Interi s’është larg. Ja si variojnë kuotat e basteve për fituesin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 17:37

Juventusi favorit, por Interi s’është larg. Ja si variojnë kuotat e basteve për fituesin e Serisë A

Për kompanitë e basteve, skuadra e Juventusit vazhdon të jetë favorite për të fituar titullin kampion në Serinë A. Ekipi i Andrea Pirlos ka koeficientin 2 për triumfin në fundin e kampionatit, ndërsa Interi i Antonio Kontes është i dyti.

juventus-inter-corona

Shifra e zikaltërve është 2.75, ndërsa në vendin e tretë është Atalanta. Tani nuk është më surprizë e Italisë dhe kuotohet e treta për të fituar titullin me koeficientin 12.

Lacio dhe Napoli kanë koeficientin 16, ndërsa pas tyre janë Milani dhe Roma, respektivisht 25 dhe 33. 72% e basteve janë vendosur për Juventusin, ndërsa 15% për Interin dhe 12% për kuqezinjtë e Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"