Juventusi e nis keq aventurën në Ligën e Kampioneve, futbollisti lë fushën pas vetëm 19 minutash lojë në Kiev

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 19:35

Juventusi e nis keq aventurën në Ligën e Kampioneve, futbollisti lë fushën pas vetëm 19 minutash lojë në Kiev

Aventura e këtij sezoni në Ligën e Kampioneve për kapitenin Xhorxho Kielini pësoi goditjen e papritur në sfidën me Dinamon e Kievit. Mbrojtësi veteran la fushën në minutën e 19-të të takimit për shkak të problemeve muskulore në kofshë.
Kielini

Në këto kushte, trajneri Andrea Pirli e ka zëvendësuar Kielinin me qendërmbrojtësin turk Merih Demiral.

Shkalla e dëmtimit të lojtarit juventuin do të mësohet në orët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"