Juventusi e mbyll me fitore, Bufon mes lotësh në ndeshjen e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 17:02

Juventusi e mbyll me fitore, Bufon mes lotësh në ndeshjen e fundit

Juventusi ia doli ta mbyllë me fitore ndeshjen e fundit në kampionat, me rezultatin 2-1 ndaj Veronës në shtëpi. Vendasit fituan me gola të Ruganit dhe Pjaniç, ndërsa Çerçi shënoi për miqtë.

bufon

Juventusi e mbyll kampionatin me 95 pikë, 86 gola të shënuar dhe 24 të pësuar në 38 ndeshje të luajtura. Ekipi i Alegrit fitoi javë më parë titullin e shtatë radhazi, ndërsa ditën e sotme e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek lamtumira e Bufonit, që luajti ndeshjen e fundit me Juven.

bufoni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"