Juventusi e largoi si të padëshiruar, Moise Kin vendos rekord të ri për futbollin italian në Europë. Parakalon Del Pieron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 21:10

Juventusi e largoi si të padëshiruar, Moise Kin vendos rekord të ri për futbollin italian në Europë. Parakalon Del Pieron

Megjithëse Juventusi e largoi si të padëshiruar dhe të papërshtatshëm për mentalitetin e tij, sulmuesi Moise Kin i tregon vlerat në Francë dhe Europë me PSG-në.
800 (1)

20-vjeçari vendosi një rekord të ri për sa i përket futbollit italian. Me dopietën e shënuar ndaj Bashakshehirit sot në Turqi, ish-lojtari i Juventusit dhe Evertonit bëhet lojtari më i ri italian që shënon si startues në Ligën e Kampioneve. Ai zbret një kat më poshtë legjendën juventine Alesandro Del Pieron.

Kin është 20 vjeç e 234 ditë, ndërsa numri 10 legjendar Juventin shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve kur ishte 20 vjeç e 308 ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"