Juventusi drejt goditjes së tretë në merkato, pas Pogbasë dhe Di Marias radha është e sulmuesit të Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 18:40

Juventusi drejt goditjes së tretë në merkato, pas Pogbasë dhe Di Marias radha është e sulmuesit të Bundesligës

Juventusi duket se është duke hyrë në sezonin e ri me synime të qarta, për të luftuar për çdo trofe të mundshëm.

KOSTIC 1

Pol Pogba dhe Angel Di Maria mund të quhen dy blerjet e para të “Zonjës” në këtë merkato, me të dy lojtarët që janë vetëm një hap larg firmës. Por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të ndalojnë këtu.

Edhe pse sulmi duket i kompletuar, Juventusi kërkon që të sigurojë dhe shërbimet e Filip Kostiç. Sulmuesi serb i Aintrahtit të Frankfurtit e pëlqen një transferim drejt bardhezinjve, por klubi gjerman kërkon 20 milionë euro.

Gjatë ditëve në vijim, bisedimet midis Juventusit dhe Frankfurtit priten të vazhdojnë, me mediat italiane që e shikojnë “Zonjën” optimiste për afrimin e tij drejt Torinos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"