Juventusi do përballet me Udinezen, Sarri: Ronaldo-Higuan- Dibala do luajnë së bashku kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 20:54


Juventusi do përballet me Udinezen, Sarri: Ronaldo-Higuan- Dibala do luajnë së bashku kur…

Juventusi do të luajë nesër në orën 15:00, kundër Udinezes, një ndeshje shumë të rëndësishme, në të cilën duhet të rikthehet te fitorja, teksa ka dy ndeshje pa triumf në Serinë A. Mauricio Sarri, ka dalë në konferencë ditën e sotme, teksa ka folur për këtë sfidë delikate.

sarri

Udineze? “Ndeshjet pas Ligës së Kampionëve, janë tepër të rëndësishme dhe të vështira, pasi kërkojnë energji nga këndvështrimi mendor. Ne duhet të bëjmë një hap para nga ky këndvështrim.”

Juventus më agresiv? “Agresiviteti nuk ka asnjë lidhje me ofensivën. Për mua moduli më mbrojtës në botë është 3-4-3 dhe që të luajë Ronaldo-Higuain-Dibala së bashku duhen kushte të caktuar”.

Bentankur dhe Dagllas Kosta? “Ata po shkojnë shumë mirë. Ndalesa tre ditore e Bentankur  nuk do të ndikojë në formën e tij. Ndërsa për brazilianin do të ndikojë ndalesa 20 ditore”.

Ronaldo? “Ai po rimëkëmbet mirë nga ndeshja në ndeshje. Ai është rritur në drejtim të kushteve. Rikuperimi në këtë moment është shumë më i shpejtë. Ne do të vlerësojmë në ditët në vijim bazuar në mënyrën se si ai do të dalë nga sfidat, por ai është në një rritje të madhe”.

/PANORAMASPORT.AL/

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com