Juventusi dhe Interi duel për lojtarin e Kombëtares, ja lëvizjet që po bëjnë klubet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 15:59

Juventusi dhe Interi duel për lojtarin e Kombëtares, ja lëvizjet që po bëjnë klubet

“Me Marotën e kemi mbyllur gjithçka! Pavarësisht shakave, për Marash Kumbullën ka shumë klube që janë në garë, pasi po flasim vërtet për një futbollist të klasit botëror. Ndaj, të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, edhe pse ne nuk kemi asnjë akord me asnjë dhe nuk kemi pse të shpejtojmë, ndonëse në të njëjtën kohë ne e dimë se çfarë duam dhe çfarë presim për Marashin”. Ishin këto fjalët e presidentit të Hellas Veronës, Mauricio Seti, pas ndeshjes së barazuar me Interin, një prej kandidatëve për të blerë kartonin e qendërmbrojtësit të talentuar të Shqipërisë.Kumbulla Inter

Por ditën e djeshme, rrjeti “Sky Sport”, nisur edhe nga fjalët e padronit të klubit verdheblu ka investiguar më thellë situatën mbi 20-vjeçarin kuqezi, duke zbuluar se presidenca e Veronës po mendon që t’i ofrojë rinovimin e kontratës Marash Kumbullës. Një lëvizje e tillë nga ana e klubit që ka në pronësi mbrojtësin nuk do të thotë se në rast të një oferte të duhur lojtari nuk do të largohet, por nëse Veronës nuk i plotësohet kërkesa minimale prej 35 milionësh (kjo shifër mund të ndahet edhe në 27 milionë euro, plus 8 milionë bonuse), atëherë Seti do të ishte i lumtur që ta mbante në skuadër shqiptarin.

LUFTA NË DISTANCË – Duke qëndruar te Marash Kumbulla, lajmi i fundit që vjen mbi klubet e interesuara për futbollistin nënvizon se Lacio duket se ka dalë nga gara për shqiptarin, si rrjedhojë e kërkesës së lartë të Veronës.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Ndërkohë, në garë ka mbetur Interi, por është rikthyer në heshtje edhe Juventusi, i cili ka vërtet disa të rinj shumë të rëndësishëm që u interesojnë mjaft verdhebluve, ndonëse një prej lojtarëve që mund të futej në tratativë do të mbulonte vetëm bonusin prej 8 milionësh, ndërsa poshtë 27 milionëve të tjerë që kërkohen menjëherë, nuk ka shanse që Seti të ulë pretendimet. Me pak fjalë, lufta për Marash Kumbullën vazhdon të jetë e hapur në Itali, por kujdes… Sepse nga Anglia dhe Gjermania, Mançester Junajtid dhe Borusia e Dortmundit janë gati për surpriza të mëdha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"