“Juventusi dhe Interi do të rikthehen, Italia një vrimë e zezë”, Ançeloti snobon Milanin: E ardhmja vetëm në Madrid!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 14:36


“Juventusi dhe Interi do të rikthehen, Italia një vrimë e zezë”, Ançeloti snobon Milanin: E ardhmja vetëm në Madrid!

Karlo Ançeloti nuk ka dyshime për të ardhmen e tij dhe e bëri të qartë edhe një herë në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”. Plane, por edhe aktualitet në fjalën e teknikut italian që duket më i dashuruar se kurrë me Realin e Madridit.

ANCELOTI 1

Po natyralizoheni spanjoll me sa duket…

Vazhdoj të ndjek risitë e futbollit italian, madje me shumë dashuri. Fundja të gjithë thonë se është shumë e lehtë të jesh trajner i Madridit, pasi duhet vetëm që të fitosh ndeshjet. Unë po e bëj diçka të tillë apo jo?

Si e planifikoni të ardhmen?

Çfarë shoh? Për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, Real Madrid. Pastaj Madridi dhe sërish Madridi. Më pas do të shohim.

Sa ka ndryshuar profesioni juaj?

Aktualisht çdo trajner ka vetëm tri ditë për t’u përgatitur për një ndeshje. Kështu që punë duhet bërë më shumë me video sesa në terren. Vëmendja e lojtarëve zgjat 10 minuta dhe nëse videoja zgjat 20, gjysma e tyre janë me mendjen gjetkë (qesh).

E prisnit që Murinjo të kishte impakt të tillë në Romë?

Entuziazmi i tifozëve me ardhjen e tij ka qenë mbresëlënës dhe i merituar, është i njëjti me të cilin ai stërvit ekipin. Është një binom i përsosur, që më duket se i ka kthyer portugezit energji dhe motivim.

Një koment për Serinë A?

Interi dhe Juve kanë disa probleme, Napoli, Atalanta dhe Udineze po bëjnë shumë mund të ndodhë në një turne kaq të madh, pasi është diçka e pazakontë e sidomos në këtë periudhë të vitit. Askush nuk ka përvojë në këtë moment. Edhe për klubet më pas gjithçka do të jetë ndryshe. Muajin janar do të duhet ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë, është e pamundur të mendosh që një futbollist, i cili arrin në finalen e Botërorit të jetë menjëherë në kulmin e formës sapo të kthehet në klub.

Përse Italia nuk ia doli?

Është shumë delikate si temë dhe më dhemb të mos e shoh në Kupën e Botës. Është e pashpjegueshme pasi ke fituar një kampionat europian dhe ke arritur në Final Four të Ligës së Kombeve. Praktikisht një vrimë e zezë.

PANORAMASPORT.AL