Juventusi dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e radhës, Grizman drejt Italisë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 19:51

Juventusi dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e radhës, Grizman drejt Italisë për…

Juventus dhe Barcelona mund t’i japin jetë një tjetër shkëmbimi pas atij Pjaniç-Artur gjatë merkatos së fundit të verës. Sipas “Calciomercato.it”, protagonistët e një operacioni të mundshëm mund të bëhen Paulo Dibala dhe Antuan Grizman.

2020-10-28-JUVENTUS-BARCELONA-14-min

Argjentinasi i Juventusit, rinovimi i të cilit është bërë problematik dhe paraqitjet në fushë nuk po e ndihmojnë, mund të përfundojë në Spanjë, në një shkëmbim të bujshëm me sulmuesin francez të katalanasve, paraqitjet e të cilit nuk janë ngjitur kurrë në nivelin e pritshmërive në “Camp Nou”.

Kartoni i të dyve vlerësohet te afro 80 milionë euro, i cili do ta ndihmonte operacionin mes dy klubeve, të cilat gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"