Juventusi dhe Barça projektojnë shkëmbimin e bujshëm, në “valle” futet edhe Roma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 21:07

Juventusi dhe Barça projektojnë shkëmbimin e bujshëm, në “valle” futet edhe Roma

Pavarësisht mohimit të Fabio Paratiçit, Juventusi dhe Barcelona vazhdojnë të vlerësojnë mundësinë e një shkëmbimi mes Federiko Bernardeskit dhe Ivan Rakitiçit, një ide e lindur gjatë verës, por që nuk u konkretizua.BERNARDESKI

Në mënyrë që operacioni të përmbushet me sukses, ka disa pengesa jo të lehta për t’u kaluar: në radhë të parë vlerësimi i dy lojtarëve, me Juventusin që dëshiron një pagesë të majme; në radhë të dytë qëndron paga e lartë e mesfushorit kroat, që përfiton dyfishin e italianit (8 milionë kundrejt 4).

Pra, gjetja e një akordi nuk është aspak e lehtë, pavarësisht se futbollistët pëlqehen nga të dyja palët. Qëllimi i operacionit është të regjistrohet një plusvalencë, diçka jo e ndërlikuar për katalanasit të cilët praktikisht e kanë amortizuar koston e kroatit të blerë për 20 milionë nga Sevija në 2014-ën; më e vështirë për bardhezinjtë, meqenëse italiani figuron në bilanc ende për 20 milionë.Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Nëse vendosim në mes edhe diferencën e moshës (25 kundër 31) dhe vitin më shumë në kontratë (skadencë në 2022 kundër 2021), shqetësimet e Paratiçit bëhen më të kuptueshme. Këtu, vetëm për Juventusin, shtohet edhe nyja e pagës, e cila do të shtonte akoma më shumë një tavan pagash që tani në stratosferë.

Juventusi dhe Barcelona, sakaq, kanë përcaktuar një shkëmbim nëpër akademi: 21-vjeçari Mateus Pereira do të shkojë në Katalonjë, ndërsa 19-vjeçari Alehandro Markez do të kryejë udhëtimin e anasjelltë. Mbetet për t’u kuptuar nëse është vetëm “antipasta” e një lëvizjeje më të madhe…

ROMA – Jo vetëm Barça: pas dështimit të shkëmbimit Politano-Spinacola me Interin, edhe Roma po studion alternativën “Bernardeski” si zëvendësues të mundshëm të Zaniolos së dëmtuar. Sipas mediave italiane, lojtari bardhezi e pëlqen destinacionin, ku do të mund të luante titullar, edhe në prag të Europianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"