Juventusi bën goditjen e parë në merkato, sulmuesi zbarkon në Torino për vizitat mjekësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 12:50

Juventusi bën goditjen e parë në merkato, sulmuesi zbarkon në Torino për vizitat mjekësore

Juventus bën goditjen e parë në merkato, duke afruar futbollistin Abdelaje Dabo nga skuadra franceze e Nantës.

DABO

Francezi 19-vjeçar i cili aktivizohet në krahun e majtë të sulmit, fillimisht do të luajë me skuadrën e dytë të Juventusit atë të U-23 dhe më pas sipas pritshmërive mund edhe t’i jepet një mundësi tek skuadra e parë.

Sulmuesi sot në mëngjes është paraqitur në klinikën juventine “J-Medical”, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të firmosur kontratën e tij të parë me klubin nga Piemonte.

Dabo transferohet tek Juventusi U-23 në formën e huazimit me opsionin e blerjes në fundin e sezonit me shifrën e 1,5 milionë eurove plus bonuset e lidhura me prezencat dhe objektivat e arritura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"