Juventusi akord total për sulmuesin 22-vjeçar, do kushtojë… 20 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 22:45

Juventusi akord total për sulmuesin 22-vjeçar, do kushtojë… 20 milionë euro

Mbrëmjen e djeshme e pati kundërshtar, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, por Juventusi pritet që të përqafojë brenda orëve të ardhshme sulmuesin që do të përforcojë repartin ofensiv. Emri i shumëpërfolur është ai i Xhanluka Skamakës, njeriu me tatuazhe i sulmit xhenoan, por në pronësi të Sasuolos.

skamaka 2

Ashtu siç pranoi edhe administratori i klubit emiljan, palët kishin avancuar me bisedimet dhe me sa duket, dje është gjetur edhe akordi total mes palëve: Juventusi do të huazojë për 18 muaj futbollistin e kombëtares shpresa të Italisë, me detyrim blerjeje në verën e vitit 2022, për një shifër të përafërt me 20 milionë eurot.

skamaka 1

Gjithsesi, kjo shumë parash do të ulet duke qenë se Sasuolo është shumë e interesuar për mesfushorin e talentuar bardhezi, Nikolo Faxholi. 19- vjeçari, aktualisht pjesë e Juventusit U-23, është një futbollist që mund të mbulojë shumë role në mesfushë, duke nisur nga ai i organizatorit e deri te korsitë anësore, ndonëse për momentin shifrat e operacionit FaxholiSasuolo nuk dihen.

Por duke u rikthyer te Xhanluka Skamaka, sulmuesi në fjalë është dhurata që drejtuesit e Juventusit i kanë bërë trajnerit Andrea Pirlo, që ka këmbëngulur për të pasur 22-vjeçarin nën urdhrat e tij, për të cilin ka hequr dorë nga futbollistët me eksperiencë si Fernando Jorente e Arkadiuz Milik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"