Juventusi afron një tjetër shqiptar, bardhezinjtë konfirmojnë transferimin e mbrojtësit të talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 14:13

Juventusi afron një tjetër shqiptar, bardhezinjtë konfirmojnë transferimin e mbrojtësit të talentuar

Pas Xhakomo Vrionit, apo akoma më përpara edhe Andi Zeqirit, Juventusi vendos që t’i shtojë skuderisë së të rinjve të shumtë që ka në dispozicion një tjetër futbollist me gjak shqiptar. Bëhet fjalë për Albion Hajdarin, i cili nuk i ka shpëtuar vëzhgimit të skautëve bardhezinj.Vrioni

Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës 17-vjeçar, i cili luan me këmbën e majtë dhe është një ndër shtyllat kryesore të Kombëtares zvicerane U-17, me të cilën ka regjistruar 5 prezenca dhe për më tepër është kapiteni i saj. Albion Hajdari, i lindur në Biningen, etiketohet si një ndër talentet më të mëdha të skuadrës së njohur helvete, Bazel, duke qenë se operacioni në fjalë do t’i kushtojë Juventusit afërsisht 4 milionë euro dhe për ta mbyllur atë mungojnë vetëm firmat, që pritet të vijnë brenda kësaj jave.

Hajdari, me origjinë kosovare, por i natyralizuar zviceran, është pjesë e skuadrës U-18 të Bazelit, me të cilën sivjet kishte grumbulluar 756 minuta në 10 ndeshje, por me të firmosur me torinezët, do t’i bashkohet menjëherë skuadrës U-19 të Juventusit, ku do i duhet të tregojë potencialin dhe shpenzimin e madh që kampionët e Italisë kanë bërë për adoleshentin Albion Hajdari.

Albian_Hajdari_GDM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"