Juventus-Sevija/ Alegri rikthen njeriun e polemikave, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 11:54

Juventus-Sevija/ Alegri rikthen njeriun e polemikave, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Juventusi pret sot në Torino Sevijan për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Europës. Bardhenzinjtë do të kërkojnë të fitojnë trofeun e vetëm në të cilin janë ende në garë këtë sezon përballë një skuadre eksperte si Sevija.

juve sevija

S i përket rreshtimeve, Alegri pritet të aktivizojë titullar sulmuesin Vlahoviç i cili në ndeshjet e fundit ka qenë pjesë e polemikave për koret e tifozëve por edhe sjelljen e tij. Porta i besohet sërish Sheznit, teksa Di Maria dhe Kieza do të ndihmojnë në sulm.

Nga ana tjetër, Sevija duhet të bëjë pa Suzon i cili ka një problem muskular. Sulmi i Sevijas do të udhëhiqet nga El-Nesiri i ndihmuar nga Torres e Lamela.

Formacionet e mundshme:

JUVENTUS: Shezni, Kuadrado, Gati, Bonuçi, Danilo, Faxholi, Lokateli, Rabio, Di Maria, Vlahoviç, Kieza
TRAJNER. Masimiliano Alegri

SEVIJA: Bono, Navas, Bade, Gudelj, Akunja, Rakitiç, Fernando, Okampos, Torres, Lamela, El-Nesiri
TRAJNER. Hoze Luis Mendilibar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"