Juventus rinovon me yjet, Dibala i pari në listë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 15:35

Juventus rinovon me yjet, Dibala i pari në listë

Paulo Dibala do të vijojë të qëndrojë te Juventusi. Lajmi i dhënë disa ditë më parë në intervistë nga Bepe Marota konfirmohet përsëri. Drejtori bardhezi mësohet të ketë përgatitur një seri takimesh me lojtarët dhe agjentët për të rinovuar kontratat me klubin. I pari në listë mësohet të jetë pikërisht Paulo Dibala.

gonzalo-higuain-paulo-dybala-juventus-v-sassuolo-serie-a-10092016_1k8elxq9c96oa1x37o30k4clea
Argjentinasi është një nga liderët dhe lojtarët më cilësorë të “Zonjës”. Për këtë arsye, klubi do të ketë një takim me vëllain-menaxher të futbollistit për të testuar jo vetëm vullnetin e argjentinasit, por edhe kërkesat e tij në nivel sportiv dhe ekonomik. 22 gola e sezonit nuk janë maksimumi për një si “La Joya”, por shpesh kanë rezultuar vendimtarë në disa nga rezultatet më të rëndë- sishme të bardhezinjve, sidomos në sezonin kur Higuain ka shënuar më pak (16 gola) që në zbarkimin e tij në Torino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"