“Juventus, nuk jemi ende një skuadër”, Pirlo: Barça di të luajë futboll, i kam lojtarët me pikatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 8:25

“Juventus, nuk jemi ende një skuadër”, Pirlo: Barça di të luajë futboll, i kam lojtarët me pikatore

Andrea Pirlo nuk kërkon shfajësime pas humbjes së merituar, edhe sipas tij, kundër Barcelonës. Trajneri i Juventusit pranon momentin e vështirë, por në të njëjtën kohë është i bindur se edhe justifikimet janë me vend, duke parë momentin që po kalojnë bardhezinjtë.

2020-10-25T205834Z_1809891862_UP1EGAP1M9MNN_RTRMADP_3_SOCCER-ITALY-JUV-HEL-REPORT

“Ishte një ndeshje e vështirë përballë një skuadre që jo vetëm di të luajë futboll, por është edhe më përpara sesa ne, lidhur me rindërtimin. E them sërish dhe nuk kam turp ta mendoj se Juventusi është ende një kantier, me shumë futbollistë që sot (dje) luajtën ndeshjen e tyre të dytë në karrierë në Champions, ndonëse në të njëjtën kohë jam po kaq i sigurt se kjo humbje do të na shërbejë që të rritemi edhe më shumë.

Personalisht, brenda meje, shpresoj që të kem sa më shpejt që të jetë e mundur grupin e plotë të lojtarëve, pasi këta që kam aktualisht janë të detyruar që të luajnë për 90 minuta të plota për ndeshje me radhë. Pse mungoi Ramsej? Vërtet ishte në pankinë, por nuk mund të luante, sepse ishte me probleme. Është vërtet një moment i keq dhe kur mbetemi edhe me 10 lojtarë, shpërdorojmë edhe më shumë energji sesa kemi luksin të vëmë në punë”.

34a59ede1df7c429928f4af3acb53898-47218-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

SHUMË GABIME – Duke hyrë më në brendësi të analizës taktike, Pirlo pranoi se edhe rolet nuk u zbatuan, ndaj Juventusi vuajti: “Pati shumë momente kur Kulusevski dhe Dibala i shkelnin këmbët njëritjetrit. Luajtën shumë pranë, ndërsa Kieza kishte detyra që të qëndronte më gjerë, ndonëse duhej të tregohej shumë më i shpejtë në lëvizjen e topit.

Mesfushë me pak cilësi? Nuk mund të them pak cilësi, por Bentankur dhe Artur nuk kanë shumë eksperiencë. Kjo po na mungon për momentin, e cila konfirmohet mbi të gjitha në zgjedhjet që bëhen në disa pasime. Shkurt, nuk jemi ende një skuadër”, tha Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"