Juventus në kërkim të një sulmuesi, bardhezinjtë gati të rikthejnë një njohje të vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 13:49

Juventus në kërkim të një sulmuesi, bardhezinjtë gati të rikthejnë një njohje të vjetër

Juventus raportohet se dëshiron të sjellë në Torino, sulmuesin e Atletiko Madridit, Alvaro Moratën. “Deportes Cuatro” pretendon se bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje Atletikon për lojtarin spanjoll.

atletiko madrid morata

Juventusi ka qenë i lidhur me Edin Xhekon, por transferimi i boshnjakut po has probleme pasi Roma nuk po siguron dot Milikun nga Napoli. Në këtë mënyrë, drejtori sportiv i bardhezinjëve, Fabio Paratiçi po shikon për alternative të tjera. Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Morata mund të vijë në Torino në formën e huazimit për 10 milionë euro dhe opsionin për blerjen përfundimtare për 45 milionë euro.

Sulmuesi spanjoll kaloi dy vite tek Juventusi nga 2014-2016, ku fitoi dy kampionate dhe shënoi 15 gola në 63 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"