Juventus mendon për mesfushën, bardhezinjtë synojnë ish-lojtarin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 12:43

Juventus mendon për mesfushën, bardhezinjtë synojnë ish-lojtarin e Milanit

Juventusi ka shënjestruar mesfushorin e Sasuolos Manuel Lokatelin si një përforcim në mesfushë këtë verë, dhe “Tuttosport” pretendon se dy klubet janë në negociata. Gazeta italiane raporton se vlera e Lokatelit është 25 milion euro, por Juventus do përfshijë në tratativa edhe Nikolusi Kaviglia për të ulur disi çmimin e kartonit.

lokateli

Sasuolo dhe Juventusi kanë marrëdhënie të mira në merkato, pasi më herët kanë shkëmbyer lojtarë mes tyre. Demiral shkoi tek Juventusi dhe Lirola u transferua tek Sasuolo.

“Tuttosport” pretendon se dy klubet kanë nisur negociatat për ish-lojtarin e Milanit të cilin Sasuolo e bleu në 2019 nga kuqezinjtë për vlerën e 12.5 milion eurove.

Lokateli ka kontribuar me 4 asiste në 27 paraqitje këtë sezon në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"