Juventus mendon për 2020-tën, ja 3 objektivat e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 12:17

Juventus mendon për 2020-tën, ja 3 objektivat e klubit

Juventus po mendon për të kthehet në një superfuqi Europiane. Jo më kot Andrea Anjeli i ka bërë të qarta objektivat, duke deklaruar se brenda disa vitesh ata do të jenë në gjendje të blejnë një tjetër Kristiano Ronaldo, por në moshën 25 vjeçare. Bardhezinjtë kanë pikëtuar 3 futbollistë që japin siguri.

jordi-alba-r

I pari është Xhordi Alba i Barcelonës. Tashmë në moshën 29 vjeçare, anësori i majtë mund të kërkojë një tjetër eksperiencë.

eriksen

I dytë është Kristian Eriksen, vetëm 26 vjeç dhe me cilësi të jashtëzakonshme teknike.

christian-pulisic-gq-11may18_getty_b

Emri i tretë vjen nga Gjermania, Kristian Pulisiç, 20 vjeç, sulmues. Të tre futbollistëve u skadon kontrata në vitin 2020. Mediat italiane kanë raportuar se kampionët e vendit po monitorojnë çdo situatë, për të qenë përpara të tjerëve në momentin që klubet e tyre do të diskutojnë rinovimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"