Juventus, me rrogat Dibalës e Higuainit paguhet e gjithë… Benevento

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2017 | 12:53

Juventus, me rrogat Dibalës e Higuainit paguhet e gjithë… Benevento

Për të kuptuar distancat e jashtëzakonshme që ndajnë Juven e Beneventon, kundërshtarë sot në “Juventus Stadium”, është e mjaftueshme një statistikë: pagat e Higuainint (7.5 milionë) dhe Dibalës (7) së bashku vlejnë sa rrogat totale të skuadrës jugore (rreth 15 milionë). Vërtet që, në njërin krah, po flasim për dy lojtarët më të paguar mes bardhezinjve dhe gjithë Serisë A, por nga tjetra gjejmë një grup prej plot 28 lojtarësh, ku “trofeu”, në nivel pagash, i përket mesfushorit Danilo Kataldi, i cili përfiton 1.5 milionë neto vjetorë.

Higuain-Dibala

Një përjashtim nga rregullat në brendësi të një skuadre ku paga mesatare është gjysmë milioni. Një duel, pra, mes “Davidid e Golias”, duke marrë në konsideratë faktin që pagat totale të bardhezinjve janë sa dhjetë herë ato të verdhekuqve (157 kundër 15 milionë). Edhe më e gjerë është diferenca për sa i përket vlerës së skuadrës: gjithë lojtarët e Juventusit (nga të dhënat e “transfermarkt.com”) përfitojnë 540 milionë, ndërsa Benevento kalon për pak kuotën 41. Një hendek i cilësive që normalisht pasqyrohet edhe te shifrat në fushë, mes pikëve të klasifikimit (28 me 0), golave të pësuar dhe shënuar (4-29 për bardhezinjtë, 33-10 për verdhekuqtë).

MEMUSHAJ E GJIMSHITI – Nga më “ekonomikët” te Benevento janë Ledian Memushaj, i ardhur këtë verë te verdhekuqtë, përfiton 200.000 euro vjetorë; ndërsa shoku i tij i skuadrës në Kombëtare, Berat Gjimshiti, 100.000 euro në vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"