Juventus më pranë mesfushorit të Serisë A, një dorë i jep edhe Dibala

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 16:02

Juventus më pranë mesfushorit të Serisë A, një dorë i jep edhe Dibala

Juventus e ka kthyer vëmendjen nga mesfushori i Udinezes, Rodrigo De Paul, por çmimi i argjentinasit është 35 milionë euro. Sipas “Calciomercato.com” negociatat mes bardhezinjve dhe Udinezes janë në progres dhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund të bëjnë që marrëveshja të arrihet.

Rodrigo_De_Paul_Udinese

Për De Paul gjithashtu kanë shprehur interes edhe Inter, Milani dhe Roma por Juventus duket më pranë. Kjo për arsye se bardhezinjtë i detyrohen Udinezes 26 milionë euro për Rolando Mandragorën. Pavarësisht dëmtimit në gju të Mandragorës, Juventusi sërish do e paguajë klauzolën dhe do e dërgojë në huazim tek Udineze.

De Paul është një kërkesë jo vetëm e trajnerit të ri Andrea Pirlos, por edhe e Paolo Dibalës pasi të dy janë shumë shokë të ngushtë. Duke parë këto kushte, Udineze mund ta lejojë De Paulin të kalojë tek Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"