Juventus kërkon të përforcojë mesfushën, Çelsi refuzon huazimin për 25-vjeçarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 15:27

Juventus kërkon të përforcojë mesfushën, Çelsi refuzon huazimin për 25-vjeçarin

Juventus nuk po kalon aspak një periudhë të mirë në skuadër dhe po tenton ta përforcojë atë me disa afrime të reja këtë merkato janari. Më i fundit ishte emri i mesfushorit të Çelsit, Ruben Loftus-Çik.

Loftus-Cik

Me largimin e Artur, që shikohet akoma dhe më shumë i mundur drejt Arsenal, Masimiliano Alegri kërkon të përforcojë mesfushën me një tjetër emër të ri. Ruben Loftus-Çik është kërkesë e italianit, i cili mund të përshtatet lojës së tij me fizikun që ka. Juventus është gati ta afrojë mesfushorin në formën e huazimit për gjashtë muaj.

Lojtari gjithashtu kërkon të largohet dhe Tuhel nuk e ndalon këtë. Problemi që nuk e lejon 25-vjeçarin të shkoj drejt Torinos është formula e huazimit që kërkon Juventus. Loftus-Çik mund të largohet vetëm nëse një skuadër bën një ofertë të mirë drejt tij, ose një huazim më të gjatë se gjashtë muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"