Juventus kërkon të godasë me “0”, sytë nga Anglia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 11:34

Juventus kërkon të godasë me “0”, sytë nga Anglia

Janë të paktën tre superlojtarë në Premier Ligë që në fund të sezonit u skadon kontrata me skuadrat respektive. Jaja Ture i Mançester Sitit, Xhek Vilsher i Arsenalit dhe Maruane Felaini i Mançester Juanitid. Ky i fundit duket se ka refuzuar një rinovim të ri me skuadrën e “djajve” dhe mund të largohet nga “Old Traford”.

Felaini

Ndërsa për dy të parët, interes ka shfaqur Evertoni që kërkon në skuadër lojtarë me eksperiencë. Skuadra nga Liverpuli do të ketë në dispozicion një buxhet prej 100 milion paundësh dhe kërkon t’i shpenzojë me zgjuarsi. Për Felainin në garë është Uest Hemi po ashtu Kristal Palas dhe Bornemuth. Duket se interes për këta lojtarë ka shfaqur së fundmi edhe skuadra kampionia e Italisë, Juventusi. “Zonja e vjetër” kërkon gjithashtu një lojtar me eksperiencë pas largimit të Markizios dhe njëri prej të treve mund të ishte ideal për skuadrën e Alegrit. Shumë e komplikuar mund të jetë arritja e marrëveshjes me Vilshere, që duket se ka arritur të bindë klubin e Arsenalit për të rinovuar me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"