“Juventus-Inter pa tifozë shumë çuditshëm”, Shezni tregon emrin e portierit më të mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 20:24

“Juventus-Inter pa tifozë shumë çuditshëm”, Shezni tregon emrin e portierit më të mirë në botë

Portieri i Juventusit, Vojçek Shezni ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka treguar si po i kalon ditët në karantinë, ka rrëfyer emocionet e çuditshme të ndeshjes Juventus-Inter pa tifozë dhe ka deklaruar se portieri më i mirë në botë është braziliani Alison.

shezni

27 vjeçari polak ka dhe një mesazh për tifozët dhe jo vetëm, të cilëve ju kërkon të respektojnë rregullat, si e vetmja mënyrë për t’u takuar së më shpejt në fushë.

shezni

“Mërzitem në shtëpi, sepse jam vetëm duke qenë se familjen e kam në Poloni. Fle shumë gjumë dhe stërvitem teksa presim të rifillojmë.

Fatmirësisht shokët e mi të skuadrës që rezultuan pozitiv janë mirë. Sa çuditshëm ishte të luanim pa tifozë kundër Interit. Të përjetonim emocionet e fitores pa tifozë nuk ishte një gjë e mirë.

Portieri më i mirë në botë në këto momente është Alison, me të cilin pata kënaqësin të luaja te skuadra e Romës,” tha Shezni.

 

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"