Juventus e bën zyrtare, mesfushori ndërpret kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 12:28

Juventus e bën zyrtare, mesfushori ndërpret kontratën

Mesfushori Klaudio Markizio nuk është më një futbollist i Juventusit. Pas 25 vjet me fanellën bardhezi ai ka ndërprerë kontrantën me skuadrën e tij të zemrës.

Markizio Juve

Karrierën si profesionist e filloj në vitin 2005, dhe përveç një viti huazim te Empoli në sezonin 2007-2008, ai mbajti vetëm ngjyrat e skuadrës që bënte tifozllëk, ato bardhezi. Markizio, tashmë 32 vjeç, vuajti nga një dëmtim i gjatë dhe kjo bëri që ai mos të ishte më në planet e Alegrit. “Sot mbyllet historia e Klaudio Markizios me Juventusin, pas përfundimit konsensual të kontratës. Një histori 25 vjeçare ajo mes “Princit” dhe ngjyrave bardhezi” ishte njoftimi që skuadra e Juventusit shpërndau në faqen e saj zyrtare. Mesfushori pritet ta vazhdojë karrierën në Amerikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"