Juve siguron kualifikimin, Bajerni mund PSG por mbetet i dyti. Roma i merr Çelsit vendin e parë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 22:37

Juve siguron kualifikimin, Bajerni mund PSG por mbetet i dyti. Roma i merr Çelsit vendin e parë (VIDEO)

 

 

U zhvilluan sot, ndeshjet e fundit për grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampioneve. Juventusi mori një fitore të rëndësishme në Greqi, 0-2 ndaj Olimpiakosit, dhe kjo i mjaftoi që të siguronte kualifikimin për në fazën tjetër.

juve

Bajerni mundi 3-1 PSG-në, por diferenca e golave me parizienët bëri që të mbeteshin në vendin e dytë. Roma fitoi 1-0 ndaj Karabagut, rezultat ky i cili shoqëruar me barazimin e Çelsit me Atletikon e Madridit, 1-1, dërgon italianët në vendin e parë në grup, dhe ekipi i Kontes mbetet i dyti. Më poshtë, të gjitha rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kampioneve.

bajern

 

REZULTATET

Grupi A

Mançester Junajtid 2-1 CSKA Moskë

Benfika 0-2 Bazel

 

Grupi B

Bajern Mynih 3-1 PSG

Seltik 0-1 Anderleht

 

Grupi C

Çelsi 1-1 Atletiko Madrid

 

Roma 1-0 Karabag

 

Grupi D

Barcelona 2-0 Sporting Lisbonë

Olimpiakos 0-2 Juventus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"