Juve, sa të kushton Ronaldo? Tifozët braktisin skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 15:04

Juve, sa të kushton Ronaldo? Tifozët braktisin skuadrën

Jo vetëm biletat në “Allianz Stadium”, që janë në kufijtë e të papranueshmes. Por, tifozët bardhezinj tani duhet të bëjnë llogaritë edhe me çmimet e shtrenjta të biletave në ndeshjet në transfertë.

juventus

Rasti i fundit, që ka acaruar jo pak ultrasit e kampionëve të Italisë, ka lidhje me çmimet e biletave për ndeshjen kundër Milanit në “San Siro”, në program për muajin e ardhshëm. Për një vend në sektorin e miqve, unazën e tretë të “Meazza”-s (që mund të mbajë deri në 4.500 persona), bileta do të kushtojë 75 euro, një shifër shumë e lartë në krahasim me atë që tifozët bardhezinj paguajnë zakonisht për të ndjekur “Zonjën e Vjetër” në transfertë.

Për më tepër, për ta parë nga ai pozicion ndeshjen është shumë e vështirë. Një nga faktorët e rritjes së çmimeve ka qenë edhe transferimi i Kristiano Ronaldos. Por, biletat e kripura mund të sjellin një “dezertim” të një numri të konsiderueshëm tifozësh. Klubet e organizuara të tifozërisë juventine po mendojnë që ta bojkotojnë transfertën kundër Milanit.Klubi kuqezi ka njoftuar edhe çmimet për tifozërinë e saj.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75

Kush është i abonuar, për radhën jeshile të parë dhe të dytë do të paguajë respektivisht 95 dhe 65 euro. Ajo portokalli do të kushtojë 125 euro, ndërsa tribuna e kuqe 330 euro. Hapet tribuna jugore – Juventusi, me rastin e ndeshjes kundër Xhenoas, të shtunën në orën 18:00, ka vendosur të hapë tribunën jugore të “Allianz Stadium” për futbollistët e rinj të klubeve diletante të Piemonte Vale D’Aaostas.

Cristiano-Ronaldo-

Bardhezinjtë vendosën që të heqin drynat, pasi ajo u mbyll për dy ndeshje nga Gjykata Sportive për koret diskriminuese territoriale kundër Napolit dhe atyre raciste ndaj mbrojtësit Kulibali. Lajmin e njoftoi vetë klubi i Juventusit përmes një postimi në “Twitter”, në të cilin shpjegohen edhe modalitetet e pjesëmarrjes në këtë iniciativë: do të jenë 9 mijë vendet në dispozicion për djemtë e lindur mes vitit 2004 dhe 2011 dhe çdo klub mund të prezantohet me 20 djem dhe 4 drejtues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"