Juve-Pogba, të hënën vendoset për kthimin e francezit në Serinë A!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 23:57

Juve-Pogba, të hënën vendoset për kthimin e francezit në Serinë A!

Dita e hënë do të jetë vendimtare për të ardhmen e Pol Pogba, por edhe të Juventusit. Klubi italian  duket se e ka seriozisht në tentativën për të kthyer mesfushorin në radhët e tij dhe është gati të bëjë gjithçka për të bindur Rafela Pimenta, atë që ka trashëguar drejtimin e kompanisë së Mino Raiolës.

pogba alegri

Pimenta është një nga ata që ka mbikëqyrur Pogba prej vitesh, edhe në eksperiencën e tij të parë në Itali dhe sipas mediave italiane, që të hënën pritet të ulet në tavolinën e bisedimeve me Juventusin për të diskutuar mundësinë që Pogba të veshë përsëri fanellën bardhezi. Lojtari nuk është kundër pasi në Torino ndjehet si në shtëpi, por çështja është gjithmonë te përfitimet financiare, me ofertën e PSG-së që është e vështirë për t’u konkurruar.

Francezët ofrojnë 15 milionë euro në vit, përafërsisht aq sa përfitonte të Mançester Junajtid, shifër të cilën Juventusi nuk mund ta arrijë, por i ofron 7,5 milionë euro që është tavani i rrogave të vendosur në Torino, shoqëruar me bonuse të shumta që e çojnë atë mbi 10 milion euro. Gjithçka do të vendoset nga dëshira e lojtarit, por fakti se Pimenta do të takojë drejtuesit e Juventusit, me të cilët ka pasur edhe ajo një marrëdhënie shumë të mirë ashtu si Raiola, bën besimplotë bardhezinjtë se mund ta bindin Pogba që të kthehet për herë të dytë në radhët e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"