Juve e Inter rriten, “Djalli” humb 57% dhe vlen 521 milionë euro. Ja vlera e klubeve në treg

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 23:18

Bota FB Seria A Të fundit

Juve e Inter rriten, “Djalli” humb 57% dhe vlen 521 milionë euro. Ja vlera e klubeve në treg

Si çdo vit, agjencia e njohur e konsulencave financiare KPGMB publikon një studim mbi llogaritë e çdo klubi sportiv në pesë kampionatet madhore të Europës. 

inter

Ky studim vlerëson gjendjen ekonomike të shoqërive të ndryshme dhe bazohet mbi vlerën e impaktit në treg dhe popullaritetin e emrit. Mes ekipeve italiane të analizuara, ka aspekte pozitive, por edhe negative.

Bayer Leverkusen v Juventus: Group D - UEFA Champions League

Nëse Juventusi humb një vend dhe renditet e nënta pavarësisht rritjes me 19 për qind, Interi ngjit pesë shkallë (nga vendi i 20-të në të 15-in) falë një rritjeje ekonomike në vlerën 41 për qind.

Milan

Mes ekipeve të parakaluara nga zikaltrit është edhe Milani që jo vetëm nuk ka bërë përpara, por sinjalizon një regres në shkallën 57 për qind. Ecuria e “Djallit” ndikohet edhe nga investimet në merkato, teksa vlera totale e klubit në tre sipas KPGMB është 521 milionë euro.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com