Juve bëhet meme në Itali, bardhezinjtë ndajnë fundin e tabelës me Kaljarin dhe Salernitanën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:39

Juve bëhet meme në Itali, bardhezinjtë ndajnë fundin e tabelës me Kaljarin dhe Salernitanën

Që Juve është në një krizë rezultatesh kjo dihet, por të ndajë fundin e tabelës me skuadra debutues është e papranueshme.

juventus dibala

Në Itali kanë filluar memet me bardhezinjtë të cilët në katër javë kampionat kanë grumbulluar vetëm 2 pikë, 2 humbje dhe 2 barazime.

Momentalisht, Juventusi renditet në vendin e 18-të ku poshtë saj ndodhet vetëm Kaljari me të njëjtën sasi pikësh, dhe Salernitana debutuese me 0 pikë.

Kjo situatë duket e papranueshme nga tifozët e klubit, që shpresojnë në një reagim sa më të shpejtë të skuadrës së tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"