Juristi i FSHF-së zbulon arsyen: Ja pse nuk startoi Kategoria e Parë më 19 shtator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 20:56

Juristi i FSHF-së zbulon arsyen: Ja pse nuk startoi Kategoria e Parë më 19 shtator

Kategoria e Parë, duhet të fillonte në 19 shtator, por kjo gjë nuk ndodhi. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, juristi i FSHS-së, Aldi Topçiu, zbuloi se kjo kategori nuk ka startuar për shkak se është shtyrë gjithë procesi i licencimit.

-tr121Z-_400x400

“FSHF ka 2 natyra trupa vendimmarrjesh, ekzekutive dhe jurdike. Komisionet juridike, ka shtyrë gjithë procesin e licencimit, që nga mars. Dy klubet nuk e kanë marrë licencën. Kanë apeluar vendimmarrjen brenda afateve ligjore. Brenda kësaj jave kjo gjë do të adresohet. Komiteti Ekzekutiv nuk mund të marrë vendim për një trup tjetër. Me të dalë vendimi i Apelit, do të zgjidhet edhe çështja e Kategorisë së Parë”, u shpreh Topçiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"