Jurgen Klop merr frymë lirisht, ylli i Liverpulit shërohet nga koronavirusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 14:18

Jurgen Klop merr frymë lirisht, ylli i Liverpulit shërohet nga koronavirusi

Mohamed Salah shërohet totalisht nga koronavirusi. Sulmuesi i Liverpulit i cili rezultoi pozitiv në grumbullimin e kombëtares së Egjiptit nuk luajti asnjë sfidë me kombëtaren e tij duke u vetë-izoluar.

mohamed-salah-liverpool_d2rlyfipsy0e1lrcxvmynocf2

Ai u infektua pas dasmës së vëllait të tij ku morën pjesë 800 persona.

Sulmuesi egjiptian ditën e sotme është kthyer në dispozicion të Jurgen Klop duke u stërvitur me grupin dhe me shumë mundësi do të jetë në listën e të grumbulluarve në ndeshjen me Atalantën në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"