Jurgen Çelhaka drejt Legias, zbulohet shuma e majme që do të përfitojë Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 16:28

Jurgen Çelhaka drejt Legias, zbulohet shuma e majme që do të përfitojë Tirana

Tirana dhe Legia Varshavës janë duke finalizuar transferimin e mesfushorit qendror të Tiranës, Jurgen Çelhaka. 20-vjeçari Jurgen Celhaka, i cili tashmë ka luajtur mbi dyzet ndeshje në Kategorinë Superiore do të bashkohet me Ernest Muçin pas kalimit të këtij të fundit në Poloni.

CELHAKA

Kampionët e Polonisë kanë qenë në kërkim të një mesfushori qendror për një kohë të gjatë, pasi Bartosh Kapushtka pësoi një dëmtim javë më parë. Në këto kushte, Legia ka piketuar mesfushorin e qendrës së Tiranës.

Nga marrëveshja mësohet se Tirana do të përfitojë rreth 250 mijë euro si dhe do të mbajë një pjesë të kartonit të lojtarit. Marrëveshja është mbyllur dje paradite, ndërsa lojtari pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare.

STATISTIKA – Me Tiranën Çelhaka fitoi kampionatin shqiptar në sezonin 2019-’20. Ka luajtur 45 ndeshje në Kategorinë Superiore. Ka luajtur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Tirana ka pranuar ofertën e Legias dhe lojtari do të jetë sot në Poloni për të kaluar vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën e re me kampionët polakë.

Sipas polakëve, futbollisti mund të luajë si në pozicionin 6 dhe tetë në fushë. Pra, si një mesfushor shkatërrues dhe si një mesfushor i avancuar. Futbollisti do të jetë sot në Poloni për të kryer vizitat mjekësore. Sapo t’i kalojë vizitat lojtari do të veshë fanellën e Legias. Brenda pak muajsh Çelhaka bëhet futbollisti i dytë nga Tirana që firmos për Legian e Varshavës.

OFERTAT – Në fakt, për mesfushorin ishin disa skuadra që interesoheshin, duke filluar nga Rapidi i Vjenës, Hajduku, Gorica, Sivaspori, Koniaspori dhe Sasuolo.

STATISTIKAT – Mesfushori i bardhebluve vuajti sezonin që lamë pas një dëmtim te muskujt e barkut për faj të mjekëve që nuk e kuruan dot në Shqipëri. Prej një jave ai është kthyer me grupin dhe mund të luajë në miqësoren me Dinamon. Lojtari për diçka të vogël iu desh të qëndronte pushim disa muaj derisa u kthye në fushë.

Më pas titullar në të gjitha sfidat e Superiores duke kthyer stabilitetin e munguar në mesfushën e Tiranës. Jurgen Çelhaka ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me fanellën e Tiranës, ndërsa sezonin e shkuar 28 në kampionat, pa llogaritur Kupën e Shqipërisë dhe Europën.

cel

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"