Jurgen Bardhi shkëlqen në Turqi, ish-mesfushori i Partizanit është mes asistuesve më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 17:23

Jurgen Bardhi shkëlqen në Turqi, ish-mesfushori i Partizanit është mes asistuesve më të mirë

Jurgen Bardhi është një nga lojtarët më të mirë që kanë dalë nga gjiri i Partizanit në vitet e fundit. I rritur në akademinë e kuqe, fantazisti nga Fushë-Kruja po shkëlqen edhe në Turqi, ku aktivizohet me Keçiorenguçu në Ligën e Parë turke.

Goli Jurgen bardhi

Që nga firma me klubin e ri në verën e kaluar, Bardhi arriti të bëhet menjëherë i rëndësishëm dhe numëron plot 33 paraqitje në kampionat, nga 36 në total. Pas fundit të kampionatit, Bardhi ka arritur të renditet në vendin e tretë për sa u përket asistuesve më të mirë të kampionatit.

Ish-fantazisti i Partizanit ka dhuruar 10 asiste, vetëm 1 më pak se dy lojtarët mbi të në renditje. Me siguri, ish-mesfushori i Partizanit do të jetë në lupën e Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"