Jupi: S’kam koment, nuk më intereson çfarë thonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2015 | 10:49

Jupi: S’kam koment, nuk më intereson çfarë thonë

Jupi RediDeklarata e dhënë nga Redi Jupi nxiti edhe kundërreagimet, sidomos të njerëzve të prekur nga fjalët e tij. Ishin familjet Xhaka dhe Cana që dhanë versionin e tyre. I kontaktuar ditën e djeshme nga gazeta “Panorama Sport”, trajneri i Kombëtares U-21 nuk replikon.

“Nuk kam asnjë koment për deklaratat e publikuara. S’më intereson se çfarë thonë njerëzit”, është shprehur shkurtimisht Jupi.

Pas deklaratës që ka dhënë në lidhje me afrimin e Lorik Canës dhe Taulant Xhakës në Kombëtare, këtë herë kreu i pankinës së kuqezinjve të vegjël nuk përgjigjet për kundërdeklaratat që kanë dhënë babai i kapitenit e mesfushorit të kuqezinjve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"