Jup Hejnkes, “plakushi” që e duan të gjithë në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 16:45

Jup Hejnkes, “plakushi” që e duan të gjithë në Madrid

Sa herë Jup Hejnkes rikthehet në Madrid, të gjithë e konsiderojnë si heroin dhe i japin mirëseardhjen për trajnerin që i dha fund ecurisë negative 32-vjeçare në Ligën e Kampioneve. Si trajner i “galaktikëve” ai u dha trofeun në vitin 1998, të parin pas vitit 1966. Në finalen e Amsterdamit, gjermani triumfoi kundër Juventusit falë golit të Mijatoviç. Në atë vit finalja u bë më 20 maj, por Hejnkes u largua nga Reali, duke thënë se ishte e pamundur të punonte në ato kushte, por mbi të gjitha sepse në kampionat e mbylli në vendin e katërt. Për më tepër nuk mund të drejtonte një skuadër që kishte një skuadër të përçarë. “Unë kam punuar për shumë muaj në kushte, në të cilat asnjë trajner tjetër nuk do ta bënte. Unë mendoj se është momenti i duhur për t’u larguar sepse në karrierën time nuk jam ndier kurrë në presion. Mendoj se është logjike që unë të mos vazhdoj rrugëtimin tim për të drejtuar skuadrën”, tha ai më 29 maj të vitit 1998.

hejnkes

Teksa u largua, ai bëri edhe disa parashikime si për shembull se si do të ishte jeta e Raul Gonzalesit në “Santiano Bernabeu”, të cilin e bekoi, po ashtu edhe se sa të vështirë do ta kishte pasardhësi i tij në stolin e Realit. “Të gjithë e dinë se çfarë mendoj unë për gazetarët”, tha Hejnkes, të cilët shkruanin vazhdimisht kundër tij. “Unë e dua profesionin tim, është pasioni im. Përpara ndeshjes me Juventusin i studiova ata për 10 ditë me radhë për të mësuar se si do t’i mundja. Të tjerët mendojnë ndryshe, por ky është problemi i tyre. Unë di që trajneri i Realit të Madridit do ta ketë shumë të vështirë kur të vijë”, tha ai. Por, presidenti Lorenco Sanz shpresoi dhe bëri gjithçka për ta mbajtur trajnerin në klub dhe lëvizi për të takuar drejtorin, por ky plan dështoi.

KTHIM I QETË- Pasi u largua në qetësi, do të kthehet sërish në qetësi. Pas 14 vitesh ai u rikthye dhe në sezonin 2011-2012 mundi Realin në gjysmëfinale. Bajerni takoi Çelsin dhe finale dhe humbi. Por në atë mbrëmje nuk pati fërshëllima. Ai u duartrokit nga tifozët e Realit, pasi pati një rol të rëndësishëm në Champions-in e shtatë. Një sezon më vonë, ai fitoi Ligën e Kampionëve me Bajernin dhe vendosi të linte trajningun. Por e bëri deri në momentin që Bajerni e telefonoi sërish për të zëvendë- suar Karlo Ançelotin. Hejnkes e di që në Madrid i janë mirënjohës për atë që ka bërë, por sot do të kërkojë ta eliminojë për të siguruar finalen e Champions-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"