Junajtid-Uest Hem përsëritet, Kristiano Ronaldo e merr pushim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 17:10

Junajtid-Uest Hem përsëritet, Kristiano Ronaldo e merr pushim

Tri ndeshje në fushë si titullar, 4 gola dhe Mançesteri ka rizbuluar liderin e saj të ri, Kristiano Ronaldon. Tri ditë pas ndeshjes Uest Hem-Junajtid në Premier Ligë, ku portugezi la edhe njëherë gjurmë me golin e barazimit, skuadra e Ole Gunar Solskjaerit do të zbresë sërish në fushë sot, por këtë herë në “Old Trafford” dhe luhet për 1/6-at e Kupës së Ligës.

ronaldo

“Djajtë” do të bëjnë shumë ndryshime në formacion. Një mes tyre pritet të jetë edhe ajo e 36- vjeçarit, i cili do të marrë pushimin e parë. Tekniku norvegjez tha se do të bëjë rrotacion duke konfirmuar se ka grumbulluar talentin e akademisë, Antoni Elanga, i cili ka bërë një fazë përgatitore të shkëlqyer, ndërsa rikthehet edhe mbrojtësi Aleks Tejesh, pas dëmtimit në kavilje në fazën përgatitore.

Formacionet e mundshme

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"