Junajtid piketon zëvendësuesin e Ronaldos, nis tratativat me sulmuesin e rivalëve të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 12:23


Junajtid piketon zëvendësuesin e Ronaldos, nis tratativat me sulmuesin e rivalëve të Premier Ligës

E ardhmja e Kristiano Ronaldos duket gjithmonë e më larg Junajtid me portugezin që është prej kohësh duke kërkuar për një skuadër të re. Situata ka vënë në lëvizje dhe vetë “Djajtë” të cilët kanë piketuar si zëvendësuesin e portugezit, sulmuesin e Çelsit, Kristjan Pulisiç.

pulisic

Sipas raportimeve nga “Goal”, amerikani duket se nuk po kalon një periudhë të mirë të londinezët dhe do të ishte i hapur të provonte një aventurë të re në Premier Ligë, me Çelsin që e pranon largimin e tij vetëm në huazim pas rinovimit të kontratës.

Në këto kushte Junajtid po vazhdon negociatat me agjentin e lojtarit duke shpresuar që ditët e  ardhshme do të jenë vendimtare për arritjen e një marrëveshje.

PANORAMASPORT.AL