Junajtid nuk kursehet, gati 100 milionë euro për kampionin e botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 21:55

Junajtid nuk kursehet, gati 100 milionë euro për kampionin e botës

Skuadra e Mançester Junajtid vuan shumë në repartin e mbrojtjes dhe këtë e ka pranuar dhe vetë trajneri i “djajve të kuq” Zhose Murinjo. Tekniku në merkaton e verës tentoi që të sillte në “Old Traford” Herri Meguajër nga Lesiter Siti, por nuk ia doli.

Manchester-United-640x300

E megjithatë ai vazhdon të jetë i të njëjtit mendim. Mbrojtja “çalon”, dhe për të mbyllur problemet duhet një si francezi, Rafael Varan. Dhe sipas lajmeve më të fundit nga Anglia, drejtuesit e Junajtid janë gati të mos kursehen për lojtarin, por për ta sjellë atë për 100 milionë euro.

varan

‘Special One’ është një admirues i vjetër i mbrojtësit të Francës, i cili është një nga shtyllat kryesorët të ‘Merengues’, i cili fitoi tre tituj në Ligën e Kampionëve radhazi dhe një Kupës së Botës me Francën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"