Junajtid nuk i mjafton Manxukiçi, “djajtë” kërkojnë sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 11:06

Junajtid nuk i mjafton Manxukiçi, “djajtë” kërkojnë sulmuesin e Milanit

Mançester Junajtid po vuan për sulmues dhe ky është një fakt për skuadrën e Solskjarit, që shënon me “pikatore”.

Mario Manxukic

Mediat në Angli flasin për një transferim të Manxukiçit te “Djajtë e Kuq”, por duket se kroati nuk mjafton.

Siç raporton “Daily Telegraph “, Junajtid ka shfaqur interes edhe për sulmuesin e Milanit, Kristof Piontek.

Klubi anglez momentalisht është duke vlerësuar të dy lojtarët, dhe nuk përjashtohet mundësia të bëjë një goditje dyshe.

Polaku nuk po kalon një moment të mirë te Milani, ashtu siç edhe skuadra është në momente të vështira. Ndërsa Manxukiç nuk po aktivizohet aspak te Juvja këtë sezon.

Përforcimi i Junajtid në janar është i sigurt, por mbetet të shihet se cili do të jetë sulmuesi, që do vihet në dispozicion të trajnerit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"