“Junajtid një rival historik”, trajneri Hernandez: Sfidë e vështirë, po shkojmë për titull! Ronaldo mund të jetë ende…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 14:15

“Junajtid një rival historik”, trajneri Hernandez: Sfidë e vështirë, po shkojmë për titull! Ronaldo mund të jetë ende…

Barcelona do të përballet me Mançester Junajtid në Europa Ligë. Në një konferencë për mediat, trajneri Çavi Hernandez ka folur për shorteun.

636903b64fc90

“Është rivali më i keq me të cilin mund të përballemi, por kjo supozon një motivim të madh dhe do të jetë koha për të garuar. Është një rival historik dhe një duel shumë tërheqës. Të luash kundër më të mirëve është gjithmonë një plus. Barça nuk e ka fituar kurrë Ligën e Europës dhe ne do të përpiqemi, është një sfidë për ne, po shkojmë për titull”, tha ai.

Sa i përket Mançester Junajtid ai theksoi se: “Nuk është vetëm Kristiano Ronaldo, unë do të veçoja grupin, Ten Hag po bën një punë të shkëlqyer. Dhe Kristiano më duket një lojtar i madh, që ka shënuar një epokë dhe që mund të jetë ende vendimtar”, përfundoi Hernandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"