Junajtid ngec në kampionat, Solskjaer: Nuk do t’ia dorëzojmë titullin Sitit kaq shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 20:10

Junajtid ngec në kampionat, Solskjaer: Nuk do t’ia dorëzojmë titullin Sitit kaq shpejt

Një tjetër gjysmëhap fals për Mançester Junajtidin në garën për titull me Sitin, por Ole Gunar Solskjaer premton se “Djajtë” nuk do të dorëzohen kaq kollaj.

Guardiola Solskjaer

“Është diçka që e dinim që prej fillimit. Uest Bromuiç do të na vendoste nën presion dhe hidhte disa krosime në zonë. Nga një i tillë shënuan. A ishte një faull te goli i tyre? Si një ish-sulmues do të thosha se ishte gol i rregullt,por në një ndeshje të fundit Meguajër shënoi një gol të tillë dhe ai u anulua. Nuk po them që ishte faull, por duhet të ketë interpretim të njëjtë.

Ne duhet të kishim luajtur më mirë, por i dhamë vetes një start të vështirë. Nuk duhet të flasim për garën për titull. Dua t’u bëj një kompliment djemve për pozicionin në të cilin ndodhemi tani. Ne nuk do ta lëmë Sitin të arratiset. Luajmë shumë shpejt kundër tyre. Nuk do të dorëzohemi kaq shpejt, nuk do të ndodhë”, tha tekniku norvegjez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"