Junajtid mposht me penallti Interin e Maxarrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 31, 2014 | 19:27


Junajtid mposht me penallti Interin e Maxarrit

Man“Shën” Karrizo nuk përsërit më mrek ullitë që bëri përballë Realit dhe Interi nuk ia del të marrë fitore përballë Mançester Junajtid. Decizive në penalltitë e goditura në fund të një ndeshjeje pa gola ishte ajo e Andreolit që i dha mundësi “djajve” të mundnin milanezët. Tani, këtyre të fundit, për të fituar grupin, u duhet një fitore me Romën në Filadelfia dhe të shpresojnë që nga ana tjetër Reali të arrijë të njëjtin rezultat përballë trupës së Van Galit.
Tiparet – Pas një viti bashkëpunimi, Valter Maxarri ia ka dalë që t’i japë Interit disa tipare të veta. Zikaltrit dje treguan se janë mjaft të vështirë për t’iu futur në zonë. Ekipi është i mbledhur dhe tenton që të sulmojë nëpërmjet kundërsulmeve.
Pjesa e parë – Edhe pse ishte një miqësore, Maxarri tregoi se e kishte studiuar deri në detaje. Si fillim, milanezëve iu deshën dy mrekulli të Handanoviçit (në minutën e 10-të, Xhonsi dhe Evansi i shkuan shumë pranë golit) për të mos “u mbytur”. Më tej, me kalimin e minutave, prapavija e Interit u përqendrua duke mos u lënë më asnjë shteg “djajve” që ishin të privuar nga shërbimet e Van Persit (i dëmtuar). Por, nga ana tjetër, sulmuesit e Interit nuk u treguan në lartësinë e duhur duke mos përhapur shumë panik në gjysmëfushën kundërshtare. Mungesa e Hernanesit, Palasios dhe e Kovaçiçit varfëruan edhe më shumë këtë skuadër që nuk ka shumë burime frymëzimi.
Pjesa e dytë – Në fraksionin e dytë, Van Gali bën 8 zëvendësime, por nuk fut sulmuesin që prej muajsh “markohet” nga afër prej Interit, Hernandezin. Ky ndryshim thelbësor i ekipit vuri në vështirësi Interin që në minutën e 55-të pa teksa e shpëtoi Nemanja Vidiç. Kolosi serb frenoi mjaft mirë iniciativën e Zahasë që arriti t’i ikte si Ranokias dhe D’Ambrozios. Pak çaste më vonë ishte Jang ai që tentoi të befasonte portierin e Interit me një goditje nga distanca që përfundoi larg kuadratit. Në minutën e 71-të e kishte radhën Maxarri për të ndryshuar plot 5 lojtarë. Largimi i serbit çekuilibroi menjëherë mbrojtjen e Interit që rrezikoi të pësonte gol: Kleverli dërgoi topin pak lart traversës së Karrizos. Në minutat e fundit vlen të përmendet goditja e fuqishme e dënimit e Guarinit që u devijua në korne nga De Gea. Ndërkohë që pak minuta më parë arbitri u kthye në protagonist, pasi nuk cilësoi si faull ndërhyrjen e Andreolit ndaj Kleverlit. Rastin e fundit të rrezikshëm në portën zikaltër e krijoi Zaha, me një slalom që nuk theu ekuilibrat e kësaj miqësoreje.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com