Junajtid me komunikatë zyrtare për afrimin e Varane, zbulohen detajet e transferimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 20:38

Junajtid me komunikatë zyrtare për afrimin e Varane, zbulohen detajet e transferimit

Nuk ka më dyshime, Rafael Varane do të jetë futbollisti më i ri i Mançester Junajtid.

man

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Mançester Junajtid duke lajmëruar për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin francez. Një goditje tjetër për Junajtid në merkato, pas asaj të Xhadon Sanço nga Dortmundi. Si duket, pandemia nuk e ka prekur klubin anglez pasi së bashku me PSG-në po shpenzojnë shifra të çmendura këtë verë.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e 50 milionë eurove, dhe Varane do të firmosë për 4 vite me ‘’djajtë e kuq’’, dhe një vit tjetër rinovim si opsion shtesë. Lajmi ka bërë bujë të madhe duke i pritur mjaft mirë nga tifozët e Junajtid të cilët tani më kanë një lider në mbrojtje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"